Trajneri I Vllaznisë, Hysen Dedja ka folur përpara ndeshjes me Bylisin e programuar për nesër në orën 17:00. Në “Loro Boriçi-n” e boshatisur, shkodranët do të kërkojnë të rikthehen te fitorja, duke lënë pas shijen e barazimit në fundin e ndeshjes ndaj Teutës, të vlefshme për Kupën e Shqipërisë.

Përpara mediave, Dedja ka vënë theksin te qetësia e futbollistëve dhe pasha e rëndë e fanellësh shkodrane, duke kërkuar që ndaj Bylis të luhet vetëm për fitore, andaj duhet përqëndrim maksimal.

Dedja që u ul në stoline  Vllaznisë përpara pak ditësh, kërkon fokusim, duke treguar se do të ketë ndryshime titullarësh nga formacioni I fundit ndja durrsakëve.

“Unë interesohem për jetën personale të lojtarëve në mënyrën mentale. Vazhdimisht kam folur me mjekun dhe në analizat në grup, për qëllimin tonë dhe atë barrë të rëndë që e thonë edhe sportdashësit jashtë Shkodrës. Fanella e Vllaznisë është barrë e rëndë”, u shpreh fillimisht Dedja.

Vllaznia vuan në fushën e vet? Mendoj se nesër do shfrytëzojmë fushën tonë pa asnjë shenjë euforie dhe të tregojmë cilësitë tona. Do ketë pak lëvizje në formacion nga ndeshja për Kupë me Teutën.

Barazimi me Teutën? Unë dhe skudara jam I përqëndruar në ndeshjen e nesërme me Bylisin. Do doja shumë t’I përgjigjesha pyetjes suaj në lidhje me luftën në dy fronte, por le të fokusohemi te Bylis./newsport/