Detyrë e re për shkodranin Edmond Lufi. Ish- futbollisti i Vllaznisë prej ditës së sotme është emëruar trajner i ekipit Luqa Saint Andrew’s FC në Maltë.

Siç dihet, ish- mbrojtësi kuqeblu jeton prej 28 vitesh në shtetin ishullor dhe pas mbylljes së karrierës si futbollist, ka nisur atë si trajner.

Ka drejtuar disa ekipe si Premier Mosta, Marsa, San Gëann, Pieta dhe në dy vitet e fundit ka qeën trajner i ekipit Melita FC. Gjatë karrierës së tij Lufi ka qenë edhe drejtor i Akademisë së klubit Floriana dhe Birkirkara e po ashtu ka punuar edhe si trajner me të rinjtë tek Hibernians.

Një lajm të tillë e ka bërë të ditur vetë klubi Luqa Saint Andrew’s FC në faqen e tij zyrtare teksa e konsideron një lajm shumë pozitiv firmosjen me këtë trajner të elitës.

Luqa Saint Andreë’s FC merr pjesë në kategorinë e dytë për sezonin e ardhshëm dhe me uljen në pankinë të Edmond Lufit, drejtuesit e këtij klubit duket se do të kenë synime ambicioze për t’u ngjitur një kategori më lart.