Vllaznia e futbollit te femrave e ka nisur vrullshem merkaton e janarit. Diten e sotme eshte zyrtarizuar goditja e pare. Pjese e saj eshte bere portierja e kombetares shqiptare Viona Rexhepi.
Kjo e fundit ka qene pjese e ekipit kampion te Kosoves- Mitrovices prej disa sezonesh, por nderkohe tashme eshte veshur kuqeblu. Ne mes dy klubeve ka patur nje akord per te firmosur nje marreveshje huazimi njevjeçare.
Qe do te thote se Viona Rexhepi do te jete pjese e Vllaznise deri ne fund te vitit 2022 dhe me pas do te kthehet serish tek ekipi i Mitrovices.
Lajmi eshte konfirmuar nga vete presidenti Lazer Matija, sipas te cilit, me marrjen e portieres Rexhepi merkatoja e Vllaznise vetem sa ka filluar. Ai eshte ne bisedime edhe me disa lojtare te tjera dhe me shume te ngjare brenda pak ditesh do te mbyllet marreveshja edhe me dy futbolliste braziliane.
Natyrisht qe keto perforcime behen me qellimin e vetem, per te ndertuar nje skuader sa me solide per pjesmarrjen ne Champions League ne fund te sezonit, sepse per ne pjesen e dyte te sezonit, Vllaznia natyrisht qe nuk sheh kend rivale, pavaresisht se per momentin eshte me pike te barabarte ne renditje me Apolonine.
Ardhja e portieres se kombetares shqiptare Viona Rexhepi eshte treguesi me i mire i perforcimeve te rendesishme qe Vllaznia ka nder mend te realizoje edhe ne ditet ne vazhdim./SHKODRA-SPORT.COM/