Pas shtatë vitesh, në Shkodër rikthehet të zhvillohet një aktivitet në sportin e gjimnastikës. Paraditen e së dielës në palestrën e shkollës “Edith Durham” është zhvilluar kampionati kombëtar për të gjitha grupmoshat me pjesmarrjen e të gjitha ekipeve sportive të vendit. Ky aktivitet është zhvilluar në këtë palestër e cila ka përfunduar vetëm pak kohë më parë, pikërisht pas një marrëveshje me ministrin e Arsimit dhe të Sporteve, me Bashkinë Shkodër dhe me investimin e bërë nga vetë presidenti i Federatës Leonard Lulaj.

Në fillim të aktivitetit, ka qenë presidenti që ka përshëndetur ekipet e pranishme, sportistët dhe trajnerët e tyre duke u kërkuar të vazhdojnë në këtë rrugë për rritjen e cilësisë sportive.

Më pas, ka folur para sportistëve pjesmarrës edhe drejtori i Sportklub Vllaznia Mark Kroqi, i cili ka falenderuar ato për pasionin që tregojnë për këtë sport dhe po ashtu, ka deklaruar se klubi që ai drejton do të vazhdojë të investojë për sportin e gjimnastikës.

Pas kësaj, kanë filluar garat në të gjitha disiplinat sportive të cilat janë shoqëruar me një rivalitet në mes pjesmarrësve por ajo që ra në sy ka qenë një dominim i vajzave gjimanste të ekipit të Vllaznisë me në krye trajnerin e mirënjohur Vladimir Limaj.
© shkodrasport.com