Bashkëshortja e Havier Zanetit, Paula de La Fuente, gjatë programit “Le capitane” ka folur për lidhjen me ish-kapitenin e Interit. “Jemi bashkë që kur isha 14 vjeç. Këtë vit bëjmë 25 vjet bashkë. Kam mbaruar liceun dhe nisa universitetin, por duke parë që ishim larg njëri-tjetrit, vendosa të transferohem në Itali. Edhe ditën e martesës vendosi të bënte stërvitje. Po sistemonim gjërat e fundit dhe po e kërkoja.

Në një moment e pashë të kalonte, kishte shkuar të vraponte. E bën edhe tani, kur ndonjë minutë të lirë. Prej 15 vjetësh kemi krijuar një fondacion në Argjentinë dhe kemi ndihmuar shumë njerëz. Por edhe nëse një person të vetëm do të shpëtonim, do t’ia vlente”, – ka thënë mes të tjerash bashkëshortja e Zanetit.