Vllaznia zhvilloi diten e sotme nje seance te lehte ne Shkoder, perpara se skuadra te udhetonte drejt Kukesit per t’u ndeshur me vendasit. Trajneri Mirel Josa provoi edhe formacionin qe do te luaje ndaj Kukesit, ne seancen e sotme stervitore ne Shkoder.

Nga ajo qe eshte pare ne seancat stervitore te kuqebluve, Josa do te beje nje ndryshim ne majen e sulmit, aty ku do ta nise nga minuta e pare Ante Aralica ne vend te Ardit Hoxhajt.

Kroati u fut si zevendesues ne ndeshjen e fundit ndaj Erzenit, duke bere nje paraqitje mjaft te mire dhe madje, duke shenuar edhe golin e pare te ndeshjes.

Nderkohe, ne ndeshjen ndaj shijakasve, Hoxhaj ishte larg pritshmerive dhe per rrjedhoje, trajneri Josa ka vendosur te ndryshoje majen e sulmit. Keshtu, Aralica do te jete titullar ne Kukes, ndersa Hoxhaj do ta nise nga stoli.

Sa i perket pjeses tjeter te ekipit, ne porte do te jete Zogoviç, ndersa ne mbrojtje kapiteni Gurishta, Juriç, Bulatoviç dhe Hakaj. Titullare shihen edhe Jonuzi, Boshnjaku dhe Alivoda. Treshja e sulmit do te perbehet nga Mala dhe Marku ne krahe, me Aralicen ne maje te sulmit.

Ndeshja Kukesi-Vllaznia do te luhet diten e neserme ne stadiumin “Kukes Arena”, duke nisur nga ora 13:00 dhe do te transmetohet live ne kanalet e platformes “OverSport”./Maringlen ZHIVANI/

Formacioni i Vllaznise (4-3-3): Zogoviç, Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Hakaj, Jonuzi, Boshnjaku, Alivoda, Mala, Marku, Aralica Tr: Mirel Josa