Vetem 17 vjeç dhe jo vetem po luan me shume sukses me Panathinaikos U19, por edhe po shfaqet si protagonist edhe ne ndeshjet e tij europiane dhe ka ndodhur keshtu edhe se fundi ne dy ndeshjet e vlefshme per turin e dyte te “UEFA Youth League” ndaj ekipit sllovak AS TRENCIN.

E kemi fjalen per futbollistin shkodran Elton Fikaj. Ne ndeshjen e pare te luajtur ne Greqi, Panathinaikos fitoi 2-0, por duhet thene se ka qene nje ndeshje shume e forte dhe sllovaket kane te tentuar herepashere te shenojne e nese kjo nuk ndodhi, erdhi ngaqe Fikaj beri disa nderhyrje vendimtare duke shpetuar porten e skuadres se tij.

Por nderkohe i tille eshte shfaqur edhe ne shume momente te ndeshjes se sotme e cila ne fakt ishte shume dramatike. Ne pjesen e pare Trencin ka udhehequr me rezultatin 3-1, çka do ta çonte ate ne shtese, por ne pjesen e dyte greket kane permbysur gjithçka duke shenuar tre here dhe duke fituar ne fund me rezultatin 4-3.

Ne kete menyre, Panathinaikos U19 ka kaluar ne 16 skuadra me te mira te Europes dhe pret hedhjen e shortit diten e marte per te mesuar emrin e kundershtarit te ardhshem. Ne kete suksesi, kuptohet qe ka meriten e tij edhe qendermbrojtesi i majte Elton Fikaj i cili ndonese eshte lojtari me i ri i ekipit, po ben paraqitje shume te mira.

Lojtari ne fjale kujtojme qe eshte edhe nje element i rendesishem i kombetares U19 te Shqiperise dhe natyrisht qe i duhet te vazhdoje te punoje fort sepse e ardhmja eshte e sigurte qe do te flase per te.
Gjergj KOLA