Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE'E kam të vështirë të besoj kur shënoj gol', Hysaj tregon për...

‘E kam të vështirë të besoj kur shënoj gol’, Hysaj tregon për emocionet në fushë

Elseid Hysaj shprehet se për shkak të rolit në fushë e ka të vështirë të besojë kur shënon gol.Në një prononcim për “Sky Sport”, mbrojtësi i Napolit dhe kapiteni i Shqipërisë deklaron se ai ndien gëzim të madh sa herë që merr pjesën në shënimin e golit.

“Golat? Detyra ime është tjetër, mbi të gjitha përpiqem të mos shënoj, por kur kaloj në sulm përpiqem të dërgoj në mënyrën e duhur topat në qendër. Them se kur kam fat të shënoj, e kam të vështirë ta besoj se kam realizuar gol”, tregon Hysaj.

Edhe pse u përfol se do të largohej nga Napoli gjatë muajit janar, dëshira e trajnerit të ri të skuadrës Xhenaro Gatuzo për të mbajtur Hysajn te “të kaltrit” e bindën sërish 25-vjeçarin për të qëndruar te Napoli dhe pret në muajt e ardhshëm të rinovojë kontratën me Napolin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments