Gjermania e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme miqësore ndaj Francës, duke gjetur rrugën e rrjetës që në sekondën e 7-të.

Pas asistit të mrekullueshëm të Toni Kros, ishte talenti i Leverkusen, Virc, i cili tund rrjetën, duke kaluar në avantazh “panzerat”.

Sipas statistikave zyrtare të Federatës Gjermane të Futbollit, ky është goli më i shpejtë i realizuar në historinë e kombëtares gjermane! Një realizim spektakolar që ja vlen të shihet e ri shihet.