Tirana do të presë nesër Laçin në Elbasan Arena në orën 17:00 për javën e 25-të të Superiores. Trajneri Shehi foli në konferencë për shtyp përpara ndeshjes.

Derbi për të është e shkuar dhe fokusi është te misoni për të mposhtur kurbinasit. I pyetur për gjendjen e ekipit, tekniku durrsak zbulon se Kristal Abazaj do të mungojë sërsish ndërsa sulmuesi Patrick me shumë mundësi humb sezonin.

Si është gjendja para takimit?

Dihet që gjendja nuk është ajo optimalja që do të dëshironim të ishte. Kemi mungesa kartonash por edhe dëmtimesh megjithatë pjesa tjetër, ajo që do të hidhet në fushë dhe ajo që do të jetë e gatshme shpresoj të bëjnë maksimumin që këto mungesa të mos ndihen.

Humbja në derbi u ka ulur me këmbë në tokë?
Në futboll janë të pranishme këto rezultate. Tani është e shkuar dhe ne shohim përpara.

Momenti më i vështirë për Tiranën këtë sezon?
Përsa i përket dëmtimeve dhe pezullimeve ndoshta mund të jetë sepse na dëmtohet Kristali, Patrick ndoshta mbyll sezonin dhe mund të jetë momenti më i vështirë. Përsa i përket klasifikimit nuk mendoj që jemi në moment të vështirë, jemi po të parët dhe gjithmon kur kalon dy ndeshje nga njëra-tjetra dhe ke zhgënjim, e rëndësishme është që në këtë zhgënjim të mos humbësh pozitivitetin dhe të jesh optimist pasi rezultatet do të vijnë dhe nuk duhet të jemi në presion sepse jemi të parët në renditje.

Laçi?

Në kampionatin tonë nuk ka diferenca të mëdhaja. Nga java në javë ka rezultate që nuk i përligjin fare pozitat e rënditjes. Laci është kundërshtar që edhe ato nuk janë aty ku duan. Po kalojnë një moment jo të mirë por është kundërshtar i rrezikshëm që do të jetë problematik.

Në pesë ndeshjet e ardhshme, katër janë në shtëpi?

Nuk do të fokusohemi tek e shkuara po ashtu nuk duhet të fokusohemi tek ndeshjet pas të nesërmes. Vëmendja është nesër ndaj Laçit ku luajmë në shtëpi por jemi në Elbasan. Mendoj që nuk është shumë determinant kjo pasi më shumë pikë kemi marrë jashtë Air Albanias por e rëndësishme është të rikthehemi ato që ishim dhe të na kthehen të dëmtuarit