Tërbuni i pjesës së dytë të sezonit do të jetë ndryshe. Fillimisht është konfirmuar largimi i trajnerit Oltijon Kërnaja dhe në vend të tij është emëruar Edmond Dalipi.

Gjithashtu ka lëvizje edhe në grupin e futbollistëve dhe i pari që e mbyll me pukjanët është portieri amerikan, Austin Rogers.

“Zyrtare: Portieri Amerikan, Austin Rogers është largimi i parë në këtë merkato nga ekipi ynë pas vetëm 6 muajsh edhe pse kishte kontratë 1 vjeçare, por ai ka kërkuar me mirëkuptim që ta ndërpresë kontratën në këtë merkato.

Shefi i klubit, bashkë me presidentin e kanë pranuar! Ultras “Shqiponjat e Veriut” Pukë e falënderojnë për gjithçka çfarë dha për fanellën tonë dhe i urojmë suksese në karrierrën e tij futbollistike!

Ai ka dhe një mesazh për tifozët: Unë kam folur me stafin e ekipit dhe ata e kanë pranuar që unë të largohem. Ju falënderoj shumë për mbështetjen që më keni dhënë. Më vjen keq që nuk mund të vazhdoj atje dhe të ndihmoj ekipin që të mbijetojë.

Thuaju të gjithë ultrasve që unë do të kem vetëm kujtime të bukura nga ju dhe Puka!”, shkruhet në njoftimin e klubit pukjan. /abcnews/