Matias Soule është një nga emrat e rinj që po shkëlqejnë me përfaqësueset e moshave të Argjentinës. Djaloshi 16-vjeçar në vendlindje krahasohet me Angel Di Marian, pasi është një sulmues krahu që ka teknikë dhe shpërthim, ndërsa ka treguar gjëra mjaft të mira me ekipin e Velezh Sarsfilld.

Për të, tani nis një aventurë e re, pasi ai që nga janari i bashkohet Juventusit dhe ka qenë vetë futbollisti që ka zyrtarizuar këtë transferim nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“I lumtur për këtë hap të madh. Falënderime të gjithë atyre që më mbështetin dhe do të më ndjekin gjithmonë drejt ëndrrave të mia. Forca Juve”, ishte postimi i djaloshit.

Futbollisti është prej disa ditësh në Itali dhe është stërvitur me skuadrën U17 të Juventusit. Ai do të vazhdojë të jetë pjesë e saj, por torinezët shpresojnë që të mund ta aktivizojnë me ekipin e të rinjve në pjesën e dytë të sezonit. /vipsport/