Ish-mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgin Mavraj, deklaroi në një intervistë për Supersport se është duke zhvilluar një kurs për të marë liçensën e drejtorit sportiv.

Ai gjithashtu deklaroi se nuk do të përzihet asnjëherë me skuadrat shqiptare, pavarësisht se janë rritur në nivelin e futbollit.

“Kam nisur kursin për drejtor sportiv, pasi duhet të mendoj dhe për të ardhmen, për të cilën ende nuk i dihet. Unë e ndjej veten ende si një futbollit dhe jam lojtar i lirë dhe nuk i dihet nëse mund të vijë një mundësi për të zbritur sërish në fushë.

E kam menduar dhe mundësinë për të nënshkruar me një ekip shqiptar, por më pas vendosa që të mos nënshkruaj me asnjë skuadër këtu. Është më mirë që gjërat të ngelin me angazhimin tim me kombëtaren dhe nuk do luaj në Shqipëri”- u shpreh Mavraj.