Zvicra e ka eliminuar Francën me anë të penalltive në 1/8 e finales në Euro 2020, pasi koha e rregullt përfundoi 3-3,Goli i parë për Helvetikët u shënuan në minutën e 20-të nga Haris Seferovic, me një asistim të Stefan Zuber.

Në pjesën e dytë, Zvicra kishte shansin që të shënonte edhe golin e dytë, mirëpo shpërdoroi penalltine,duke humbur shumë nga ana morale .”Gjelat” pas këtij çasti transformohen dhe bëjnë përmbysje të çmëndur për 2 minuta Karim benzema kalon në epersi Francën dhe me tej thellon epërsine Paul Pogba .Është radha e Seferoviç dhe Gavranoviç në minutat 81 dhe 90 që rikthejnë ekulibrin duke e kaluar supersfidën në shtesë.

Helvetikët në çerekfinale do të kenë punë me Spanjën, që eliminoi Kroacinë 5-3 vetëm pas vazhdimeve. Ndeshja shkoi në shtesë dy herë nga 15 minuta, mirëpo as aty nuk u përcaktua fati i fituesit edhe pse rastet nuk munguan.Kështu, ndeshja shkoi në gjuajtjen e penalltive, ku Zvicra arriti të shënonte pesë penallti në ndryshim nga Franca që shënoi katër,ku penalltinë e fundit e humbi heroi Mbape.

Francë-Zvicër 3-3
57′, 59′ Benzema, 75′ Pogba / 15′, 81′ Seferoviç, 90′ Gavranoviç

Penalltitë 4-5
Zvicra: Gavranoviç +, Shar+, Akanxhi+, Vargas+, Mehmedi+
Franca: Pogba +, Zhiru+, Turam+, Kimpembe+, Mbape-