Një rast i pabesueshme ka ndodhur në ndeshjen e kampionatit kroat mes Istrës dhe Dinamo e Zagrebit. Ndeshja u mbyll me rezultatin 0-2 për Dinamon, ndërsa Bruno Petkovic, sulmuesi I Dinamos u ndëshkua me karton të kuq pasi gjuajti keq penalltinë.
Në mintuën e 90-të të ndeshjes, ai mori përsipër të gjuante penalltinë, por ngadalësoi vrapin e tij dhe e dërgoi topin në rrjetë pasi portieri u hodh në anën tjetër.
Sipas arbitrit kroat të ndeshjes, sulmuesi i Dinamos ngadalësoi shpejtësinë dhe më pas ndaloi në mënyrë të parregullt para se të godiste topin.
Për këtë arsye, sanksioni disiplinor ishte kartoni i verdhë që për lojtari ishte I dyti dhe doli me të kuq, ndërsa as penalltia nuk u përsërit më. Një vendim që i ka ccuditur të gjithë ka hapur jo pak polemika./newsport/