Prej pak ditësh në disa portale online ka nisur të qarkullojë lajmi se pas fitores së Vllaznisë e cila mposhti Teutën me rezultatin 2-0, deputetiTom Doshi do të marrë drejtimin e ekipit shkodran si president i saj.

Pyetur nga newsbomb.al nëse do e shohim Tom Doshin President të Vllaznisë, deputeti e ka mohuar menjëherë. “Nuk është e vërtetë”, tha
ai për newsbomb.al.

Lidhur me premion 5 mijë euroshe, që u tha se Doshi bashkë me Valter Fushën i dhanë skuadrës së Vllaznisë pas fitores, deputeti nuk e ka
mohuar aspak duke lënë të kuptohet madje se do vijojë të kontribuojë për skudrën e zemrës.

“Po, i dhashë 2500 euro. Do ta mbështes gjithmonë Vllazninë”, ka thënë shkurt e prerë deputeti për newsbomb.al.

Kujtojmë se ekipi i Ernest Gjokës është 4 pikë larg vendit që të dërgon në Kategorinë e Parë.