Kampionatet e moshave ne Shkoder kane hyre ne fazen e tyre perfundimtare, por ajo qe po verehet çdo jave e me shume, eshte moszhvillimi i disa ndeshjeve. Kjo per shkak te mungeses se arbitrave!

Ka ndodhur keshtu edhe pasditen e sotme kur duhej te ishte luajtur ndeshja e kampionatit te 15 vjeçareve ne mes Ades dhe Shkodres, por nuk ka ndodhur keshtu.

Futbollistet e te dy ekipeve kane mberritur ne fushen e kompleksit “Zmijani”, kane bere edhe nxemjen por ndeshja nuk ka nisur asnjehere sepse arbitrat nuk jane dukur. Kjo gje ka sjelle me te drejte irritimin e drejtuesve te Ades te cilet e kane ngritur kete shqetesim edhe permes nje postimi ne faqen e tyre ku shkruajne:

“U-15. Skandal. Ada – Shkodra. Te dy ekipet paraqiten ne fushe bejne nxemjen e zakonshme para fillimit te ndeshjes dhe behen gati, por ndodh ajo qe kete sezon po ndodh shpesh, Arbitrat nuk paraqiten ne ndeshje.

Kush mban pergjegjesi per ekipet qe paraqiten e nuk zhvillohen ndeshjet, kush mban pergjegjesi per pagesen qe Prinderit e femijeve bejne per fugonin qe udhtojme nga Velipoja ne Shkoder???”

Dhe ne fakt kane te drejte ne kete shqetesim qe ngrene, por ajo qe mesojme nga drejtuesit e Zyres Rajonale te FSHF-se ne Shkoder, eshte se Kolegjiumi i Arbitrave ankohet çdo dite e me shume per mungese arbitrash. Numri i tyre ka rene ndjeshem, per arsye emigrimi apo dhe te tjera dhe per kete arsye, nuk ka per te drejtuar ndeshjet e moshave.

Me siguri qe kjo çeshtje duhet te marre zgjidhje sa me pare dhe mbase duhet nje takim shumepalesh, per ta zgjidhur njehere e mire kete çeshtje./SHKODRA-SPORT.COM/