Nje lajm i papritur per ekipin e Veleçikut ka mberritur mbremjen e sotme. Trajneri Haris Lika nuk do ta ushtroje me kete detyre. Nje gje te tille e ka bere te ditur vete ai permes nje postimi ne rrjetet sociale ku shkruan:

“Nga sot nuk do jem më pjesë e klubit të Veleçikut.Pata kenaqësinë ta drejtoja ekipin ma të mirë të asaj kategorie.Falenderoj përzemersisht Kryetarin e Bashkise,stafin drejtues dhe djemtë që u përgjigjen punes time me punë.I deshiroj suksese ne vazhdimësi!”

Themi e papritur sepse vetem disa dite me pare, nga klubi koplikas doli lajmi se presidenti Marinaj i kishte besuar trajnerit Lika drejtimin e skuadres edhe ne sezonin e ri por kjo nuk do te ndodhe.

Ende nuk dihet se çfare ka ndikuar ne kete vendim te tij, nese eshte larguar vete apo ka pare se gjerat nuk po shkojne ashtu si duhet dhe eshte terhequr. Kujtojme qe Veleçiku ne sezonin e kaluar pavaresisht se nuk arriti te ngjitej ne kategorine e pare, ka bere nje sezon shume te mire duke qene pretendent deri ne fund.

Tashme mbetet per t’u pare se kush do ta zevendesoje Haris Liken ne pankinen koplikase. Per momentin nuk ka asnje informacion nga drejtuesit e klubit por me shume siguri shume shpejt do te kete nje emer./SHKODRA-SPORT.COM/