Trajneri Julian Ahmataj nuk do të jetë më trajner i ekipit kombëtar U19. Përmes një shkrimi në rrjetet sociale ai e nis me një falenderim për presidentin e FSHF-së, Armand Dukën. Më pas, Ahmataj iu uron suksese të gjithëve në garat që do vijnë.
NJOFTIMI I PLOTË
Faleminderit President Armand Duka,
Faleminderit FSHF.
Ju falënderoj për mundësinë që më dhatë që këto dy vite të drejtoj ekipin kombëtar U-19.
Të punoja në një ambient, që falë jush ka ngritur standarde europiane dhe me njerëz të mrekullueshëm që i përshtaten plotësisht këtij ambienti europian.


