Sulmuesi i Manchester United Romelu Lukaku ka zbuluar se ish-sulmuesi i Inter Adriano ka qenë idhulli i tij i fëmijërisë.
Braziliani ka qenë një i ri premtues te Zikaltrit, duke merituar pseudonimin L’Imperatore për paraqitjet e tij në San Siro, si dhe i huazuar te Fiorentina dhe Parma.
Gjithsesi, Adriano nuk arriti potencialin e tij për shkak të dramës familjare që filloi me vdekjen e babait të tij. Paraqitja e tij e fundit ka qenë me fanellën e Miami United, një ekip i kategorisë së tretë amerikane.
“Më pëlqejnë shumë lojtarët brazilianë,” shprehet Lukaku për ESPN.
“Kur isha i vogël, Adriano ishte idhulli im. Pasi kur isha i vogël, kisha të njëjtat kualitete si ai.
“Shumë i fortë fizikisht, goditje potente me të majtën gjithashtu. Shpresoj që ai të fillojë të luajë përsëri pasi është një lojtar i madh. Për mua është një idhull. Më pëlqen shumë.” /telesport/