Kristiano Ronaldo kthehet në Madrid! Lajmi i papritur është përhapur nga mediat spanjolle të cilat kanë zbuluar se ylli portugez, në kërkim të një ekipi të ri pasi ndërpreu kontratën me Mançester Junajtid, është shfaqur përsëri në ambientet e klubit madrilen.

Pas eliminimit të Portugalisë në Botëror, Ronaldo nuk është kthyer në vendlindje, por në Madrid, për të kaluar atje disa dite. Ai ka përfituar nga kjo situatë për të kontaktuar me drejtuesit më të lartë të Realit, përfshirë edhe Florentino Perez.

Ai i kërkoi direkt këtij të fundit leje për t’u stërvitur në ambientet e klubit dhe presidenti sigurisht që e pranoi.

Kështu, Ronaldo ka filluar të stërvitet në qendrën stërvitore të Valdebebas i vetëm, për të ruajtur gjendjen fizike. Perez i ka bërë të ditur se kjo është shtëpia e tij dhe se mund të stërvitet aty sa herë ta shohë të arsyeshme, duke përdorur çdo aset që ka klubi në dispozicion pasi e cilësojnë një madrilen, edhe pse nuk do të firmosin më me portugezin i cili e ka mbyllur përfundimisht etapën e tij në kryeqytetin spanjoll dhe është aty vetëm kalimthi. I vetmi person që ka shoqëruar Ronaldon në stërvitjet në ambientet e klubit është djali i tij i madh, Kristiano Jr.