Nje foto e rastesishme e diteve te fundit, shkrepur ne nje aktivitet sportiv, na sjelle para jush dy figura te shquara te futbollit shkodran dhe atij shqiptar, Hysen Zmijani dhe Bardh Jera.
Dy emra qe i kane bere nder Vllaznise dhe kombetares shqiptare pergjate viteve ’80-’90, nderkohe qe vazhdojne te jene serish protagonist ne futboll teksa te dy jane pjestare te FSHF-se ne pozicione te ndryshme.
Zmijani do te mbahet mend nga te gjithe si mbrojtesi i djathte me i mire ndoshta i te gjithe koherave, ndersa Jera ka luajtur edhe si mbrojtes, por edhe si mesfushor, varet nga nevojat e ekipit.
Te dy ata kane lene gjurme tek Vllaznia e atyre viteve, por edhe tek ekipi kombetar dhe natyrisht qe jane emra te cilet konsiderohen te paperseritshem per talentin qe zoteronin dhe perkushtimin qe tregonin ne fushen e lojes.
Keto dy figura jane shembull qe duhen ndjekur nga futbollistet e sotem, por ne fakt te tille kollose te kesaj loje magjike, veshtire te vijne me./SHKODRA-SPORT.COM/