Bruno Lulaj nuk do jetë lojtar i Kukësit për sezonin e ardhshëm. Lajmin e bën të ditur klubi verilindor përmes rrjeteve sociale, duke treguar se kontrata e mbrojtësit ka përfunduar dhe nuk do rinovohet.

27-vjeçari u afrua te Kukësi para 3 viteve, duke dhënë kontributin e tij në qendrën e mbrojtjes. Kujtojmë se Lulaj është shpallur 2 herë rresht kampion me Skënderbeun, gjatë sezoneve 2014/15 dhe 2015/16. Destinacioni i ri akoma nuk bëhet i ditur.

Postimi i Kukësit:

NJOFTIM I KLUBIT!


FK Kukësi njofton se mbrojtësi Bruno Lulaj nuk është më pjesë e ekipit tonë pasi kontrata e mbrojtësit ka përfunduar.


Klubi i Kukësit e falënderon Brunon për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në karrierë.