Skuadrat angleze janë mahnitur nga një talent nga Brazili, që luan në kampionatin e atjeshëm. Konkretisht, është Siti që po ngulmon sa i takon mundësisë së transferimit të një sulmuesi premtues, i cili ka marrë nofkën “Erling Haland brazilian”.

Bëhet fjalë për 17-vjeçarin Uendeson Uanderley Santos de Melo, i njohur si Dell. Klubi nga Mançesteri është i interesuar për të, duke pasur parasysh një klauzolë lirimi prej 87 milionë sterlinash (117 milionë dollarë), që lojtari ka në kontratë.

Dell, me prejardhje nga Bahia, konsiderohet si një nga talentet më të mëdha të futbollit brazilian dhe po përmendet si ylli i ardhshëm i “Selesao”-s. Edhe pse është në fillimet e tij, potenciali i tij është i dukshëm dhe ai ka kohë për ta zhvilluar atë. Karakteristika e tij kryesore është shpejtësia dhe aftësia për të shënuar, çka e bën atë një objektiv tërheqës për klubin si Siti, i njohur për bashkëpunimin me lojtarë të rinj dhe zhvillimin e tyre.

Trajneri Pep Guardiola, i njohur për aftësinë e tij për të transformuar lojtarët në super yje, duket se është i interesuar të investojë tek Dell, duke pasur parasysh se ai është një lojtar që mund të përputhet me stilin dhe filozofinë e ekipit. Duke marrë parasysh që ekipi vazhdon të synojë titujt vendas dhe europianë, nënshkrimi i një sulmuesi të tillë mund të kontribuojë në forcimin e skuadrës në të ardhmen. Teksa tifozët dhe ekspertët e futbollit mbeten në pritje për vendimin përfundimtar, Dell është një emër që mund të bëhet i njohur në arenën ndërkombëtare.