Nje ndeshje “e çmendur” ka qene ajo e luajtur pasditen e sotme ne fushen e kompleksit “Hasaj” ne mes AAS dhe Tiranes, e vlefshme kjo per kampionatin kombetar te 19 vjeçareve.

Themi “e çmendur” sepse ne 4 minuta jane shenuar 4 gola dhe ne fund kane gezuar futbollistet shkodrane te cilet po tregojne edhe njehere tjeter se per ta nuk ka shume rendesi emri i kundershtarit me te cilin do te ndeshen.

Ne fakt, ka qene Tirana ajo qe ka kaluar e para ne avantazh qe ne minuten e 37-te me ane te Çelhakes. Me kete gol eshte mbyllur pjesa e pare dhe krijoi idene se do te ishin bardheblute me prane fitores, por nuk ndodhi keshtu.

Ne minuten e 73-te ka qene Shuku ai qe ka barazuar shifrat. Entuziasem ne kampin e AAS U19 por nje entuziasem qe zgjati vetem pak sekonda sepse do te ishin miqte ata qe do te shenonin golin e dyte dhe te avantazhit me ane te Gecit.

Megjithate djemte e drejtuar nga trajneri Meçanovi nuk dorezohen. Ne minuten e 76-te ata do te barazojne me ane te sulmuesit Çoba dhe vetem nje minute me pas do te vinte edhe goli i fitores, shenuar nga Kutureli.

Perfundimisht 3-2 per AAS qe tregon edhe njehere tjeter vlerat e veta ne kete kampionat. Me fitoren e sotme ky ekip eshte ngjitur ne kuoten e 30 pikeve dhe mban vendin e katert ne renditje.
© shkodrasport.com