HomeKRYESOREE RRALLË/ 52-vjeç por refuzon të tërhiqet nga futbolli, japonezi rinovon sërish...

E RRALLË/ 52-vjeç por refuzon të tërhiqet nga futbolli, japonezi rinovon sërish kontratën

Kazujoshi Miura është futbollisti më i vjetër aktiv në botën e sportit. Japonezi është 52-vjeç dhe tashmë kur normalisht duhej të tërhiqej, ka vendosur të bëj të kundërtën.

Miura do të rinovojë kontratën me klubin e Jokohomas për të vazhduar pasionin e tij më të madh të cilin e ka nisur prej vitit 1986 ku për herë të parë në moshën 19-vjeçare ka firmosur kontratën e parë si profesionist.

Gjatë karrierës së tij Miura është aktivizuar edhe me Kombëtaren e Japonisë, ndërsa ka pasur një eksperiencë njëvjeçare në Itali me klubin e Xhenoas.

Kështu, 52-vjeçari refuzon të tërhiqet nga futbolli dhe kërkon të jetë protagonist në fushën e blertë./VipSport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments