Brajan Gruda është kthyer në qendër të vëmëendjes dhe merkatos. Futbollisti shqiptar është një nga heronjtë e Mainz, i cili me golin dhe asistin e tij në ndeshjen e fundit në Bundesligë, i siguroi skuadrës gjermane qëndrimin në elitë.

Falë paraqitjeve të tij ka shumë interesime nga ekipe të tjera. Sipas “Bild” bëhet me dije se Gruda ka përfunduar në listën e Liverpool. Gjigandët anglezë kërkojnë përforcime për sezonin e ri dhe drejtuesit e “The Reds” kanë besim te aftësitë e 19-vjeçarit.

Liverpool është i gatshëm të paguajë për shërbimet e Grudës plot 22 milionë euro, me shqiptarin që ka kontratë me Mainz deri në vitin 2026. Përveç ‘The Reds” në Angli kanë interesim edhe Aston Villa dhe Neëscastle, teksa në Bundeligë kërkohet edhe nga Bayer Leverkusen./newsport/