Kampioni shkodran i boksit Nelson Hysa do te rikthehet serish ne ring. Vetem pas pak ditesh, pikerisht te shtunen e ardhshme, ai do te zhvilloje ndeshjen e rradhes ne boksin profesionist.

Kjo ndeshje do te zhvillohet ne Neuchatel te Zvicres dhe perballe tij do te jete kolumbiani Jeison Troncoso. Ky i fundit ka nje karriere shume te mire deri tani teksa ka zhvilluar 12 ndeshje te cilat i ka fituar te gjitha, madje 8 prej tyre me KO.

Por perballe ai do te kete shqiptarin Nelson Hysa me shifra edhe me te mira. Siç dihet, kampioni yne deri tani ka zhvilluar 16 ndeshje ne boksin profesionist te cilat i ka fituar te gjitha dhe 14 prej tyre biles me KO.

Ndeshja e Zvicres ne mes ketyre dy boksiereve do te jete per nje titull te rendesishem ate IBO International Heavy. Ky eshte titulli me i rendesishem per te cilin nje boksier shqiptar ka boksuar dhe si rrjedhoje Nelson Hysa kerkon ta beje te vetin edhe ate. Kujtojme qe ai ndodhet per momentin ne vendin e 51-te ne ranglisten boterore dhe synon qe te ulet edhe me poshte pas kesaj ndeshje.

Ashtu si dhe ne sfidat e tjera, boksieri shkodran ka mbeshtetjen e promotorit te tij Briget Seitaj i cili ka bere te mundur organizimin e kesaj ndeshje shume te rendesishme dhe padyshim qe tashme te gjithe presim fitoren e Nelsonit, i cili edhe me perpara ka treguar se di te jete i suksesshem dhe keshtu do te ndodhe edhe kete here./www.shkodrasport.com/