Është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme ish- mundësi dhe gjyqtari i njohur Kol Spasari. Ai kishte disa ditë që po kalonte disa probleme shëndetësore dhe i shtruar në spital, por nuk ka arritur dot t’ia hedhë dhe si rrjedhojë ka mbyllur sytë në moshën 69 vjeçare.

Padyshim që kjo është një humbje e madhe jo vetëm për familjen e tij por edhe për sportin e mundjes sepse Kola ka qenë një ndër pjestarët e shquar të këtij sporti, fillimisht si sportist dhe më pas për shumë vite si gjyqtar.

Kol Spasari ka lindur ne Shkoder me 14 mars 1953 dhe lidhet që në moshë të vogël me këtë sport dhe menjëherë spikat për talentin e tij duke qenë njëkohësisht edhe kampion me ekipin e të rinjve të Vllaznisë në mundjen e lirë ne vitin 1970, pikërisht në peshat e lehta, atë 57 kg.

Nderkohe per arsye te ndryshme, vendos te mos e vazhdoje sportin me te rriturit dhe heq dorë. Por jo nga mundja. Në vitin 1974 angazhohet si gjyqtar i këtij sporti dhe këtë profesion do ta vazhdonte deri në vitin 2000 duke spikatur si një nga më të mirët e vendit. Ndarja e parakohshme e tij nga jeta padyshim që është një humbje e madhe edhe për të gjithë komunitetin e mundjes shkodrane dhe asaj shqiptare sepse Kola përveç anës profesionale ishte një njeri që i bënte për vete të gjithë edhe me humorin e tij.

Gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes për humbjen e njeriut të dashur. Pushofsh në paqe Kol Spasari!
Gjergj KOLA