Prej dy muajsh e bija e tyre ndodhet ne Shqiperi. Nje vend qe nuk kishin degjuar asnjehere me pare per te, por me pas e njohen pas ofertes qe presidentit i Vllaznise ne futboll per femrave Lazer Matija i beri Meghan.

Ne fillim ka qene edhe pak ndroje per kete aventure te re qe do te niste vajza e tyre ne nje vend larg Amerikes, por me kalimin e diteve dhe pas bisedave te perditshme me Meghan, te dy ata kane marre edhe vete rrugen drejt Shqiperise.

E kemi fjalen per prinderit e futbollistes amerikane qe luan aktualisht per Vllaznine, Meghan Cavanaugh. Kjo e fundit diten e djeshme ka qene e pranishme ne konferencen e shtypit te pragndeshjes me Vorsklan dhe madje eshte pyetur nga gazetaret nese prinderit e saj e kishin inkurajuar ne kete aventure te re te nisur prej saj.

Dhe pergjigja e lojtares me numrin 8 te Vllaznia ka qene disi surprizuese: “Prinderit e mi jane kudo prane meje dhe prej dy ditesh ndodhen ne Shkoder sepse kane ardhur per me te mbeshtetur mua dhe Vllaznine ne kete ndeshje te rendesishme”.

E ndersa Meghan jepte prononcimin e saj ne sallen e konferencave te shtypit, dy prinderit ishin ne tribunen VIP te stadiumit “Loro Boriçi” per te shijuar ambjentin ku sot do te bejne tifo per Meghan dhe Vllaznine./SHKODRA-SPORT.COM/