Sot eshte nje kengetar shume i njohur dhe kenget e tij jane bere hit, por ne fakt pasioni i tij i fshehur ka qene futbolli dhe kjo gje e ka shoqeruar per shume vite me rradhe. Dhe kengetari nga Drenica duket se nuk ka nder mend te heqe dore prej tij.

Kete gje e ka zbuluar gazeta “Shkodra Sport”. Kjo sepse qe prej dites se hene ai ka nisur kursin per trajner futbolli. Dhe rrugetimi i tij per te ka nisur pikerisht nga qyteti i Shkodres.

Kjo sepse ne kete qytet FSHF ka nisur kursin e trajnereve qe duan te paisen me licensen “UEFA C” dhe njeri prej te rregjistruarve eshte edhe Mc Kresha. Por ai nuk eshte ne kete kurs per te kenduar, por per te mesuar per zanatin e trajnerit.

Ajo qe te ben pershtypje eshte se sipas lektoreve te FSHF-se ne kete kurs, Mc Kresha eshte me i rregullti nga te gjithe kursantet dhe vazhdimisht e sheh me stilolaps dhe fletore duke marre te gjitha shenimet qe atij i interesojne.

Ende nuk eshte e qarte nese kengetari i njohur i rrymes hip-hop do ta nise ta ushtroje punen e trajnerit menjehere pas marrjes se licenses apo me vone, kur te kete vendosur ndoshta te mos merret me me muzike.

Vete ai ne disa prej intervistave te dhena me perpara, ka bere te qarte se ne femijerine e tij e ka ushtruar futbollin teksa ka qene nje portier i mire.

“E kam ushtruar futbollin në klube të ndryshme si fëmijë dhe kam qenë i suksesshëm. Me kalimin e kohës në moshën 18 vjecare, kur unë do të kaloja në lojtar profesionist, kam pësuar një lëndim në gju, dhe ajo ka bërë që unë mos të luaj futboll, si profesionist”- eshte shprehur Mc Kresha, qe tashme pasionin per futbollin po e pason me marrjen e licenses se trajnerit./SHKODRA-SPORT.COM/