Tani është zyrtare! FIFA ka njoftuar se sanksionet e vendosura në gjyqin sportiv për fitimet kapitale ndaj menaxherëve të Juventusit janë të vlefshme globalisht.

Kështu që edhe Fabio Paratiçi do të duhet të bëjë një hap pas në rolin e tij si drejtor sportiv i Totenhemit.

FIFA “konfirmoi se, pas një kërkese të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), kryetari i Komisionit Disiplinor të FIFA-s ka vendosur të shtrijë sanksionet e vendosura nga FIGC ndaj zyrtarëve të ndryshëm të futbollit për të pasur efekt global”.

Kërkesa kishte mbërritur së bashku me dënimin e Gjykatës Federale të Apelit, e cila më 20 janar dënoi klubin me 15 pikë dhe u dha pengesa të rënda drejtuesve të Juventusit, nga Anjeli te Nedved.

Skualifikimi më i gjatë kishte qenë ai i Paratiçit, 30 muaj, dhe krahas kohëzgjatjes së ndalimit, Gjykata shpjegoi “me një kërkesë për zgjatje brenda UEFA-s dhe FIFA-s”.