Ish-futbollisti i Dinamos dhe Kombëtares sonë si dhe specialisti i futbollit Redi Jupi do të synojë të japë kontributin dhe në qeverisjen qendrore. 44-vjeçari është përzgjedhur midis 100 kandidatëve të Partisë Socialiste për 100 vendet e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor.

Jupi drejton dhe akademinë e njohur të futbollit “Football Republic”, si dhe është opinionist futbolli në emisionin “Proçesi Sportiv” në “Top-Channel”.

Ai ka luajtur me të 3 skuadrat e kryeqytetit: Tiranën, Dinamon dhe Partizanin, por u bë më tepër i njohur me ekipin Dinamovit me të cilin fitoi titullin kampion në vitin 2002. Më pas ai luajti sezonin tjetër me Tiranën duke fituar sërish titullin kampion./newsport/