20 vjeçari shkodran Kevin Haveri eshte ne “radaret” e Verones. Skuadra e njohur italiane, nga rradhet e se ciles kane dale edhe futbollistet e tjere te kombetares shqiptare si Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani, mesohet se i kane hedhur syte se fundi edhe nga lojtari i grumbulluar ne kombetare ne ndeshjen e fundit.

Mbrojtesi shtatelarte i dale nga AAS ne Shkoder, ka bere mire me ekipin e Riminit ne sezonin e fundit duke e ndihmuar ate te ngjitet nga Seria D ne Seria C dhe ai ka patur nje kontribut jo te vogel sepse ka qene titullar vazhdimisht ne formacion.

I gjate 1.91 metra, Haveri po ndiqet nga disa skuadra te Serise B, nderkohe qe mediat italiane bejne te ditur se fundi qe ai ka fituar vemendjen edhe te drejtuesve te Verones. Nje transferim ne rradhet e tij do te ishte nje hap shume i marre ne karrieren e mbrojtesit shkodran.

Ai u grumbullua ne ndeshjen e fundit ndaj Estonise nga kombetarja e Shqiperise, ndonese nuk arriti te debutonte me te, por gjithsesi nje ftese e tille per lojtarin e kombetares U21 eshte nje moment shume i veçante. Kjo vere duket se do te jete shume e nxehte per Kevin Haverin dhe nese Verona ngul kembe per te, do te ishte diçka shume e mire.

Ky klub ka patur shans me futbollistet shqiptare nga te cilet ka perfituar shume nga shitja e tyre, konkretisht 26.5 milione euro nga shitja e Marash Kumbulles te Roma dhe Armir Rrahmanin te Napoli.