Atleti shkodran Gezim Dimnaku arrin nje tjeter sukses ne garat e veteraneve ne Kanada, vend ku jeton prej vitesh. Dy dite me pare, ai ka marre pjese ne kampionatin provincial te Quebec dhe ka marre tre medalje ari duke u shpallur edhe kampion i Quebec ne kategorine “Master 35” e siper.

Kete sukses e ka arritur duke konkurruar ne disiplinen e 10 gareshit, e cila eshte nje nga disiplinat me te veshtira te atletikes dhe qe permban konkurrimin ne 10 gara, e pikerisht ne 100 m, kercim se gjati, kercim me shkop, kercim se larti, hudhje shtize, hudhje disku, hudhje gjyle, 100 m/pengesa, 400 m vrapim e 1500 m vrapim.

Gjithashtu Dimnaku perveç 10-gareshit ka marre edhe dy medalje ari ne kercim se gjati dhe kercim se larti pra gjithsej garova ne 12 disiplina.

Atleti shkodran ne nje prononcim ekskluziv per “Shkodra Sport” nga Kanadaja, shprehet keshtu per kete sukses te rradhes: “E veçanta ishte se ishte hera e pare qe zhvilloja nje disipline si 10 gareshi (décathlon) ku mora piket maksimale 5414 pike qe eshte rekord personal I imi duke u renditur ne klasifikim i pari ne kontinentin american me 5414 pike.

Gjithashtu para 2 muajsh une mora 4 medalje ari ne kampionatin kombetar te Kanadase duke u shpall kampion I saj ne salla te mbyllura per moshat 35 vjeç e siiper, ne New Brunswick Canada, duke konkurruar ne garat e trehapesh, kercim se gjati kercim se larti, hedhje gjyle.

Perpos kesaj ka edhe diçka speciale sepse jam zgjedhur si kryetranier i nje ekipi te atletikes ketu me Montreal ku kam mbi 50 atlete qe i stervis nga moshat e reja deri tek atletet elitare ku kam pase sukses me atletet elitare te rinj duke i shpalle kampione te kanadase para 2 muajve dhe para 3 ditesh kampion te Quebecut”.
Gjergj KOLA