Nga Lorela SINANI*

Atë ditë, kur stadiumi jon’ t’ vishet kuq e blu, shkëlqeni! Kur tifozat e gzuar, plot emocion t’ brohorasin emrin e Vllaznis’, rrezatoni! Atëher’ kur fishkëllen bylbyli, e fillon loja që t’ gjith’ e kanë prit’ me shum’ dëshirë, luftoni me gjith’ zemër, për njat fitore t’ shtrenjt’! E kur kundërshtari t’ mundohet me ju ul posht, ju ecni para pa frikë, si luani që e zotëron prenë e tij.

Në fund të ndeshjes, luftoni që me ken ju luani, e t’ tjert le t’ jen preja juj… Njashtu si krenohet gjithmon’ Shkodra me ju, krenojeni fanelen tuj te shenjtë edhe atë ditë si shumë ditë të tjera.

Pa iu ba syni tërr, tregojini t’ gjithve ç’do t’ thotë t’ kesh gjakun kuq e blu. Vërtetojuni që t’ luash kundër Vllaznis’, do t’ thotë me u përballë me lojtarëq ë e kanë t’ qart qëllimin e tyne dhe që lujn’ me gjithë shpirt për fitore. Luftoni fort dhe pa u ndal, se përpara jush, nuk ka skuadër tjetër që e meriton fitoren. Kur të prekni fushen e gjelbër, me vullnet të plotë mundeni çdo vështirsi…4

Sado I fortë t’ jet’ kundërshtari, sado i madh’ t’ jet’ emri I tij, nuk ia kalon dot madhështis’ t’ klubit ton’ t’ zemres. Kjo ndodh, sepse ju keni diçka që vlen ma tepër se shumë gjana t’ tjera… Ju keni gjithë mbështetjen e tifozave shkodranë. E në nji loj kaq t’ bukur si futbolli, sa shumë vlerë kanë tifozat!

Ne të gjithë, ju ndjekim mrapa gjith’ dashuri, mbështetje dhe emocion. Me lot n’ sy do t’ju shofim çdo sekond kur të luni. Me zanin që na dridhet prej emocioneve, do bërtasim emrin tuj. Me zemren që buçet, do këndojm për ju. Me krenarin ma t’madhe, do veshim fanellen e Vllaznis. Do krenohena me ju, at dit’, e gjithmon’! T’ gjith’ jemi me ju!
*Shkolla Dituria, viti 1