Nga Gjergj KOLA

4 milione euro shkon vlera e futbollistit shkodran qe luan per Olimpiakos ne Greqi- Andreas Ndoj. Mbrojtesi 21 vjeçar ka pesuar nje rritje te konsiderueshme te vleres se tij nga “transfermarkt”, ne perditesimin e fundit te bere sot dhe kjo fale paraqitjeve te mira qe po ben me ekipin e tij.

Gjate ketij sezoni, Ndoj rregjistron 25 paraqitje me ekipin e Olimpiakos, ku 17 i ka ne kampionat ku ka shenuar edhe 1 gol, 2 ne kupe ndersa 6 te tjerat ne Kupat e Europes.

Te mos harrojme se eshte vetem 21 vjeç dhe ka nje karriere te shkelqyer perpara. Te luash ne formacion me njeren prej skuadrave me te njohura te Greqise nuk eshte pak dhe pikerisht nga keto paraqitje, ka ardhur edhe vleresimi i “trasnfermarkt”.

Faqja e njohur ne perditesimin e vlerave te futbollisteve te bera gjate dites se sotme, e ka çuar vleren e tij ne plot 4 milione. Nese i referohemi vlerave te meparshme, konstatojme qe ne shkurtin e vitit te kaluar ajo ishte vetem 1.5 milione euro.

Fale fillimit te aktivizimit si titullar me ekipin e pare te Olimpiakos, ne majin e kaluar vlera i shkoi ne 2 milione euro, ndersa ne dhjetorin e vitit qe sapo lame pas ishte 2.5 milione euro. Sot eshte rritur shume me teper e kjo tregon se ky lojtar me shume mundesi shume shpejt do te transferohet ne ndonje skuader europiane./www.shkodrasport.com/