Ka hyre ne loje ne minuten e 84-te kur gjerat nuk po shkonin mire per Vllaznine dhe me tre golat e shenuar ne shtese, ka ndihmuar Vllaznine qe te fitoje 6-1 ndaj Erzenit dhe te kualifikohet per ne gjysmefinalen e Kupes se Shqiperise.

E kemi fjalen per sulmuesin brazilian Bruno Conceicao De Oliveira Gomes i cili tregoi se ka vlera dhe ndoshta meriton edhe me shume vemendje nga stafi i Vllaznise. Megjithate ai duket shume profesionist dhe ndonese ka patur pak hapesire, ka ulur koken, ka punuar fort dhe ka pritur momentin e tij.

Qe i erdhi sot ne ndeshjen e kupes ndaj shijakasve. Sidomos goli i trete shenuar me koke ne minuten e 98-te pas krosit te Smajlit, ka qene shume i rendesishem sepse riktheu qetesine ne kampin shkodran. Me pas ka shenuar edhe dy here te tjera, fillimisht me kembe dhe me pas perseri me koke per te mbyllur krejt ndeshjen.

Kete moment shume te gezueshem, Bruno Gomes e ka shoqeruar me nje postim ne rrjetet sociale ku shprehet se ky ishte i pari hat-trick (tregolesh) ne karrieren e tij si futbollist profesionist.

“I lumtur për fitoren, kualifikimin dhe hat-trickun e parë në karrierën time si profesionist. Lavdi Zotit për çdo gjë”- shkruan sulmuesi brazilian Bruno Gomes ne postimin e tij./SHKODRA-SPORT.COM/