Opinion nga Aleksandër Kaçi

cilësi një ose dy javë e pastaj humbin dhe nga formacioni. Pra një futboll pa stabilitet e cilësi të garantuar. Dhe cikli përsëritet, kontraktohet një trajner i ri për të shtyrë disa javë apo muaj në të njëjtën mënyrë!! Jo, nuk është kjo ajo që duhet sot. Sidomos trajtimi i trajnerëve. Natyrisht duhet menduar mirë zgjedhja e një trajneri për ekipin e futbollit. Sidomos atë të ekipit të Superiores. Të ketë testimin e duhur e cilësor. Të ketë personalitet e integritet moral. Kjo duhet shikuar me shumë prioritet për t’i besuar pastaj ekipin një trajneri. Por pas kësaj nuk ka asnjë kuptim e nuk do kemi kurrë sukses nëse do i trajtojmë trajnerët siç janë trajtuar e po trajtohen në futbollin shqiptar. Unë do thosha se trajnerët janë të fundit që kanë faj për gjendjen ku ndodhet futbolli shqiptar. Por në disa raste kur nuk
veprojnë siç veproi Nevil Dede kanë vërtetë faj. Trajnerët nuk duhet në asnjë mënyrë të tolerojnë neglizhencën me ose pa dashje të futbollistëve. Ata janë profesorët, përgjegjësit e taktikës, e punës së futbollistëve në fushë. E kur shohin të meta duhet të ndërhyjnë në mënyrë të menjëhershme e të vendosur. Duhet të jenë autoritar e me personalite që të mos luajë kush me dijet e përgjegjësinë që kanë për zhvillimin e futbollit e rritjen e cilësisë së tij. Nuk duhet të lejojnë askënd, qoftë dhe presidentët e drejtuesit e tjerë të klubeve t’u ndërhyjnë në kompetencat e tyre teknike. Përndryshe do vazhdojmë të kemi këtë futboll episodik e trajnerë që shkarkohen apo vetëshkarkohen e heshtin të trishtuar që nuk mund të bëjnë si duhet profesionin e tyre.