Federata Shqiptare e Basketbollit ka mbledhur dje pasdite kryesinë e re të saj e cila që në mbledhjen e parë ka caktuar edhe datat se kur do të nisin kampionatet kombëtare. Kështu është vendosur që ato të startojnë më 27 tetor, si për meshkuj edhe për femra. Sigurisht që një datë e tillë është paksa e vonuar sepse zakonisht këto kampionate kanë startuar gjatë shtatorit megjithatë tashmë trajnerët duhet të marrin masat për t’u bërë gati për këto kampionate. Ekipet e klubit Vllaznia do të jenë pjesmarrës në të dy kamapionatet, si për meshkuj ashtu edhe për femra.Pretendimet më të mëdha sigurisht që i kanë me meshkujt ndërsa tek femrat nuk ka shumë edhe për shkak të kontigjentit që është pjesë e tij. Ndërkohë në mbledhjen e parë të kryesisë së re të Federatës së Basketbollit është vendosur që sekretari i kësaj Federate të jetë sërish shkodrani Korab Llazani. Ai në fakt ishte zgjedhur anëtar kryesie dhe për rrjedhojë është detyruar të japë dorëheqjen nga kryesia për të kaluar në postin që ka mbajtur edhe më përpara.
www.shkodrasport.com