Pol Pogba është një nga mesfushorët më të mirë në botë dhe klubet e Real Madridit e Juventusit duan ta bëjnë pjesë të tyre. Me bardhezinjtë francezi ka shkëlqyer kohë më parë, ndërsa për mediet franceze pranon se të luajturit me Real Madrid është një ëndërr për të, ashtu si për të gjithë futbollistët në mbarë globin.

Pogba nuk e eliminon mundësinë se një ditë mund të jetë pjesë e “Los Blancos”, teksa prej kohësh për të interesohet shumë Zidan, i cili dëshiron ta vendosë në qendër të projektit të Realit. Verën e ardhshme gjithçka mund të ndodhë dhe Perez mund të sakrifikojë disa milionë për të sjellë Pogba në Madrid.

“Zidan? Kam shumë për të thënë për të. Të gjithë lojtarët ëndërrojnë të luajnë për Real Madridin. Është një ëndërr e të gjithëve.

Nuk do e mohoja as faktin se është një ëndërr edhe për mua të luaj atje një ditë. Tani jam te Mançester Junajtid dhe e dua klubin tim, do të bëj gjithçka për të dërguar klubin në vendin që meriton”, u shpreh mesfushori. /vipsport/