Diego Longo te Teuta është e kryer. Lajmi i cili u raportua ekluzivisht nga Newsport.al tashmë konfirmohet. Tekniku italian do të jetë trajneri i ri i durrsakëve dhe para se të nisë punën ka marrë bekimin e dikujt që e njeh mjaft mirë këtë skuadër.

Edi Martini, trajneri që kaloi 3 aventura të suksesshme me bregdetarët dhe ai që i shpëtoi këtë sezon nga rënia një kategori më poshtë, ishte prezent në takimin vendimtar të zhvilluar mes Longos dhe presidentit Hasanbelliu.

Shkodrani ka disa foto nga ky takim mes dy trajnerëve dhe tani mbetet vetëm zyrtarizimi i klubit për t’i vënë vulën të gjithave. Emërimi i Longos hap kështu edhe merkaton në hyrje të Teutës ku italiani do të ketë fjalën e tij për lojtarët që do të vijnë.

Ne fakt, durrsaket fillimisht preferuar Thomas Brdariç, por me ish- trajnerin e Vllaznise duket se nuk kane rene dakord sa i takon anes financiare te kontrates dhe si rrjedhoje, tashme ata kane marre Diego Longon.