Armando Broja ka fituar zemrat e tifozëve shqiptarë dhe atyre të Southampton. Sulmuesi dallohet për cilësi fantastike në driblim dhe njohjen me portën.
Ndërkohë trajneri Edi Martini, i cili e ka zbuluar prej vitesh këtë thesar, nuk i kursen elozhet. “Është djalë i mirë dhe lojtari më i mirë i të gjitha kohërave”, shkruan Martini për Brojën në “Facebook”.
Trajneri i njohur shkodran ka njohje te vjeter me babain e Armandos dhe padyshim qe ka ndikuar tek ai para disa vitesh per ta bindur qe i biri te vishte fanellen e kombetares shqiptare.
Dhe sot, kuptohet qe ndjehet mire kur per Brojen po flitet kudo dhe per kete arsye, ai e konsideron lojtarin shqiptar me te mire te te gjitha koherave.