Teuta barazoi me Kukësin në “Niko Dovana” me rezultatin 2-2. Durrsakët bën një ndeshje tepër të mirë, duke dominuar një pjesë të mirë të ndeshjes. Pas përfundimit të sfidës, për Supersport, foli trajneri I Teutës, Edi Martini:

“Kënaqësi morëm një pikë të rëndësishme. Si skuadër kemi zotëruar gjithë lojën ndaj Kukësit. Mendoj se lojtarët që ka Kukësi e zgjidhin vetë ndeshjen, por ekipi jonë sakrifikoi më shumë për të marrë dhe rezultatin.

Është një moment që duhet të ruanim gjakftohtësinë. Sikur e shof unë më duket sikur nuk ësht ëpenallti por I ngelet atyre që merren me atë punë. Gabimet janë pjesë e lojës, por edhe Limaj ka kërcyer më shumë ka menduar se ka qenë në det në Durrës dhe u hodh ashtu.

Hebaj ka bërë një ndeshje shumë të mirë, por unë nuk dua të futem tek individët. Ju vazhdoni të thoni se ekipi nuk shënon gola, por 2 sot 2 edhe në Korçë. Edhe Vila edhe Kallaku bëjnë pjesë të sulmit. Dhe jam I kënaqur me atë që prodhojmë.
Ndoshta duhet t’I jepnim pak më shumë minuta, por ne po shkonim shumë herë nga krahët me Vilën e Kallakun.

Trysnia për objektivat?
“Trajnerët për këtë janë që një ekip të funksionijë. Ai ekip që mund të mbajë trysninë deri në fund aid he triumfon. Unë mendoj se nëqoftëse ne luajmë si sot, mendoj se objektivi është mëse I arritshëm. Ne sot ishte hera e parë që luanim të plotë u kthye Arapi, Aleksi. Më vjen keq se kemi humbur 2 pikë sot. Me Kallakun kisha shumë besim sot. Ai tregoi se ka forcën për të shënuar edhe pse humbi me Korçën në minutën e fundit./newsport/