Teuta përballet me Tiranën në shtëpi nesër me fillim nga ora 20.00. Trajneri i durrsakëve, Edi Martini ka folur pikërisht para këtij 90 minutëshi duke e vënë theksin se sa e rëndësishme është një fitore nesër.

Skuadra vjen me moral te larte pas asaj paraqitje shume te mire ne pjesen e dyte te ndeshjes se kupes me Vllaznine.
Tekniku nderkohe tregon edhe pikën e fortë të të besuarve të tij, me fokusin që është te marrëdhënia në grup.

”Ndeshja me Tiranën është e radhës. Jemi të vetdijshëm që luajmë me t’a, edhe pse mund të kenë 15 ndeshje pa humbje. Ne synojmë Europën dhe duam fitoren. 3 pikë janë të rëndësishme për ne.

Shpresojmë që fati të jetë me ne dhe të fitojmë ndeshjen .Teuta është një familje. Unë jam i bindur që mund t’ia dalim. Grupi është ajo që na bën të fortë” – shprehet Martini./newsport/