Superiorja dhe e Para e kanë ditë finalesh sot, pasi zhvillohen pesë ndeshje shumë të rëndësishme. Sytë janë në Durrës, aty ku mbyllet java e 29-të e kampionatit, me përballjen Teuta-Tirana. Durrsakët duan kupat Europës, kurse Tirana të ruajë distancën me Kukësin ndjekës.

Verilindorët luajnë në Elbasan me Flamurtarin dhe fitorja është detyrim. Vlonjatët janë të fundit dhe pa asnjë objektiv, kurse Kukësi është i motivuar në maksimum për ta mbyllur me sukses dhe për të pritur ndonjë dhuratë nga Durrësi.

Finale edhe në Korçë, ku Skënderbeu i vendit të tretë përballet me Laçin ndjekës. Dy skuadra që kanë pasur stabilitet dhe që synim kanë kualifikimin në kupat e Europës. Edhe në Shkodër është për “jetë a vdekje”. Vllaznia e Bylisi duan të shmangin “play off”-in dhe takimi i sotëm është shumë i rëndësishëm.

Sot, në program është derbi i Myzeqesë. Apolonia pret Lushnjën dhe do kërkojë tre pikët, që i japin vendin e parë pas humbjes së djeshme të Pogradecit me Besën. Mëkat që nuk luhet me tifozë, pasi interesimi për këtë përballje është gjithmonë i madh, sidomos kur rivalizojnë për ngjitjen në Superiore. /abcnews/