Sezoni 2020-2021 eshte ne pritje te startit dhe perpos ekipeve te te rriturve, edhe ato te moshave duan te zbresin sa me pare ne fushen e lojes.

Keshtu po ndodh edhe tek Akademia Vllaznia ku tashme te gjithe ekipet jane gati per startin. Por sakaq, ka edhe nje ndryshim ne pankinen e ekipit U15 qe siç dihet merr pjese ne kampionatin e kategorise superiore te kesaj grupmoshe.

Ne vend te Nefail Zhejani eshte emeruar nje emer i njohur, ish- futbollisti i Vllaznise Edmond Doçi, nderkohe qe Zhejani ka marre drejtimin e nje ekipi tjeter po brenda kesaj Akademie.

Doçi ka disa kohe tashme qe ka nisur punen me ekipin dhe thuajse ka çdo gje gati per kampionatin ku pritet te kete pretendime. Kjo ngaqe ne perberje ka lojtare te talentuar dhe po ashtu, edhe fale punes se bere me to ne stervitje, do kerkoje suksesin.

Tek Akademia Vllaznia jane munduar t’i kushtojne rendesi emerimet ne krye te ekipeve te emrave te njohur te futbollit shkodran dhe kete e tregon me se miri edhe lista me emrat e tyre, Luan Zmijani, Brikeno Bizi, Edmond Doçi./SHKODRA-SPORT.COM/