Momente jo te mira per profesor Vildan Tufin por solidarizimi rreth tij eshte i jashtezakonshem. Trajneri i mirenjohur i atletikes, Mjeshtri i Madh, vertete po kalon nje gjendje jo te mire shendetesore kohet e fundit, por ne fakt nuk ka edhe shume kohe te mendoje per semundjen.

Kjo ngaqe dera e familjes Tufi hapet shpesh sepse jane te shumta ata qe duan ta vizitojne dhe t’i japin perkrahjen dhe mbeshtetjen e tyre per te kaluar sa me shpejt kete situate jo te kendshme.

Dita e djeshme nderkohe ka patur nje te veçante tjeter. Ne familjen Tufi kane shkuar per t’i bere vizite kete here inspektori i SK Vllaznia Kujtim Shaba si dhe kater trajneret e atletikes se Vllaznise, Albert Marashi, Bruno Rrotani, Dorian Tafa dhe Jetmir Jahaj.

Por ne fakt nuk ka qene nje vizite e thjeshte. Ne emer edhe te drejtorit te Klubit Mark Kroqi por edhe te 24 trajnereve te SK Vllaznia, i kane dhuruar profesor Vildanit nje “Çertifikate Mirenjohje”.

Nje gjest qe e ka emocionuar shume mjeshtrin e atletikes shkodrane dhe asaj shqiptare sepse ne fakt nuk e priste nje gje te tille. Profesor Vili ne fakt nuk ka qene vetem trajneri i atleteve. Ai ka qene gjithmone nje shembull per te gjithe trajneret e tjere te te gjithe sporteve dhe busulle orientimi sesi mund te arrijne tek suksesi./SHKODRA-SPORT.COM/