Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEdon Hasani pranë Kukësit, gjen akordin me presidentin Gjici

Edon Hasani pranë Kukësit, gjen akordin me presidentin Gjici

Duket se ambicjet e skuadrës së Kukësit nuk tregohen vetëm në letër, por edhe me hapa konkretë. Ajo është e para nga skuadrat e superiores që kërkon të lëvizë dhe të përforcohet në merkaton e janarit. Paraditen e sotme presidenti i kuksianëve, Safet Gjici, është ulur në tavolinën e bisedimeve me mesfushorin shkodran, Edon Hasani. Ky i fundit ka lënë Rumaninë dhe mesa duket do të jetë pjesë e nënkampionëve të Shqipërisë. Mësohet nga burime të sigurta të gazetës “Shkodra Sport”, se mes Gjicit dhe Hasanit është arritur një akord paraprak dhe firmosja e kontratës pritet që të realizohet në ditët e para të janarit. Në tavolinën e bisedimeve, përveç presidentit Safet Gjici dhe lojtarët në fjalë, ka qenë edhe drejtori teknik i Kukësit, Sulejman Starova dhe ish-drejtori ekzekutiv i Vllaznisë, Kujtim Shaba. Gjatë këtyre ditëve Edon Hasani ka patur kontakte edhe me Skënderbeun dhe Vllazninë, por siç duket Kukësi është treguar më i shpejtë, duke e bindur menjëherë shkodranin për të qenë pjesë e kësaj skuadre. Edon Hasani është një mesfushor me tipare sulmuese dhe që konsiderohet nga specialistët si një ndër mesfushorët me shumë të ardhme në futbollin shqiptar.
Mejdan ZHIVANI

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments