“Telenovela” Cristiano Ronaldo-Al Nassr ka marrë fund ditën e djeshme, ku portugezi zyrtarisht do të mbaj veshur tashmë fanellën e skuadrës së Arabisë Saudite deri në vitin 2025. Në këtë mënyrë sulmuesi ka zgjedhur Al Nassr për të vazhduar karrierën e tij duke hequr dorë nga skuadrat europiane.

Plot 200 milionë euro në vit do të paguhet 5 herë fituesi i Topit të Artë, ndërsa përveç kësaj zhurma që ka shkaktuar kalimi i CR7 te Al Nassr është e dukshme.

Mënjëherë në rrjetet sociale pas nënshkrimit të 5 herë fituesit të “Topit të Artë” Instagrami i skuadrës së “sheikëve” ka pësuar një rritje të frikshme të ndjekësve.

Para se të bëhej zyrtarizimi i portugezit Al NAssr numëronte 860 K ndjekës, ndërsa tashmë ka shkuar në 3.3 M ndjekës, shifër që natyrisht pritet të shtohet shumë e më shumë orët në vazhdim. Efekti Ronaldo tashmë është i dukshëm, me palët që janë ato që përfitojnë më shumë.